|
Ambasadori amerikan qëndroi në Gostivar |
|
|
|
01 korrik 2009

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Reeker, qëndroi për një vizitë në Gostivar, ku fillimisht vizitoi zyrën e deputetëve në Gostivar dhe pastaj takoi Kryetarin e Komunës.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës u bisedua për situatën aktuale në Komunë. Kryetari Osmani e njoftoi Ambasadorin Reeker për aktivitetet e Komunës dhe çështjet që janë prioritare për Komunën. Ndërkohë më pas Ambasadori organizoi një takim me të gjithë kandidatët që garuan në zgjedhjet e Marsit për kryetarë Komune.
|
|
|
Ambasadori Jose Luis Herrero u takua me Kryetarin e Komunës. |
|
|
|
01 korrik 2009
Shefi i misionit së OSBE-së në Shkup, Jose Luis Herrero qëndroi për një vizitë në Komunën e Gostivarit, ku pati takim me Kryetarin e Komunës, Dr. Rufi Osmanin.
"Sot kisha nderin të kemë musafir shefin e OSBE-së në Shkup. Qëllimi i takimit tonë ishte bashkëpunimi në lëmi me interes të përbashkët. Në veçanti mundësinë e asistencës së OSBE-së në përmirësimin e kapaciteteve humane ne Komunë." - u shpreh Dr. Rufi Osmani.
Ndërkohë që Ambasadori Herrero u shpreh i kënaqur nga takimi që pati me kryetarin e Komunës.
|
|
|
Konferencë shtypi e Kryetarit të Komunës |
|
|
|
01 korrik 2009
Kryetari i Komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani, mbajti konferencë për media duke i demantuar pohimet e fundit të мinistrit të ambientit jetësor dhe të planifikimit  hapësinor Nexhati Jakupi në konferencën e fundit të mbajtur në Shkup. Në konferencën për shtyp ministri Jakupi ka deklaruar se me të gjithë komunat kjo ministri ka bashkëpunim të mirë përveç me Komunën e Gostivarit e cila nga pamundësia që të menaxhojë me deponinë “Rusino” e manipulon popullatën vendore.
“Akuzat që i bëri ministri i ekologjisë para disa kohe në lidhje me manipulimin që gjoja unë ju bëj qytetarëve të Gostivarit në lidhje me deponinë rajonale “Rusino”, janë në tërësi të paqëndrueshme. Politika e re e Komunës së Gostivarit është një politikë konsistente e cila synon që një problem të vjetër ekologjik dhe humanitar, të tejkalohet në mënyrë institucionale. Ministri Jakupi, nuk respekton konstatimet dhe vendimet e organit mbikëqyrës dhe kontrollues të vetë Ministrisë që ai drejton, i cili ka konstatuar se kjo deponi ka pengesa dhe defekte të shumta teknike, teknologjike dhe ekologjike për t’u shfrytëzuar. Pikërisht në funksion të tejkalimit të këtyre problemeve, Këshilli i Komunës së Gostivarit solli vendim të përkohshëm për ndërprerjen e shfrytëzimit të kësaj deponie”, tha në konferencën për shtyp Dr. Osmani.
|
|
|
Matt Field në vizitë te Kryetari i Komunës Dr. Rufi Osmani |
|
|
|
30.06.2009
Kryetari i Komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani, priti sot në kabinetin e tij të dërguarin e ambasadorit evropian në Maqedoni, Matt Field. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e përfaqësuesit të BE-së me aktivitetet rrjedhëse dhe problemet me të cilat ballafaqohet udhëheqësia komunale e Gostivarit.
Kryetari Osmani, shpalosi problemin me deponinë dhe shprehu vërejtjet e tija se ky problem nuk shihet me seriozitetin e duhur nga ana e Qeverisë. Ai nënvizoi se duhet të shqyrtohen modalitetet për investime në këtë sferë, me qëllim të zgjidhjes së një problemi tejet serioz ekologjik dhe shëndetësor. Kryetari i komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani shprehu gatishmërinë e tij për legalizim të objekteve më shumë se tre kate të ndërtuara pa leje. Objektet në fjalë, sipas kryetarit Osmani, nuk do të ishte në interes të askujt që të prishen.
|
|
|
Kryetari i komunës pranoi drejtorin e TIKA-s. |
|
|
|
30 qershor 2009
Kryetari i komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani sot pati një takim pune me koordinatorin e TIKA-s për Maqedoni Ali Masan. Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të daljes nga kriza ekonomike që ka goditur Maqedoninë e sidomos Komunën e Gostivarit e cila zhytet në borxhe të  trashëguara.
Z.Masan përgëzoi kryetarin Dr. Rufi Osmani për fitoren e thellë në zgjedhjet e fundit lokale dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në sfera të ndryshme me strukturën e re të vetëqeverisjes lokale të Gostivarit.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 9 nga 54 |